Dhunuan policinë Prokuroria kërkon rikthimin në burg për Balliun Akuzat ndaj meje janë politike

2019-06-03 0

Seanca gjyqësore për ish-deputetin e PD-së Klevis Balliu dhe për 3 banorë të Astirit ku Prokuroria kërkonte rikthimin në burg të tyre është shtyrë.

Shkak i shtyrjes mësohet të jetë bërë moslajmërimi i palëve. Balliu dhe grupi i protestuesve nga Astiri akuzohen për dhunën e ushtruar më 7 maj ku u sulmua policia. Në atë kohë Balliu së bashku me personat e tjerë të akuzuar, bllokuan rrugën në mënyrë që të pengojnë kryeministrin Rama për të kryer një takim pranë fabrikës së miellit.

Balliu para Gykatës së Apelit ka thënë se seanca është shtyrë për shkak se edhe shteti ka rënë.

?Këto janë akuza politike ndaj meje dhe ndaj disa protestuesve të Unazës. Erdhëm sot këtu dhe seanca u shty sepse nuk janë njoftuar asnjëri apo tjetri. Është çështje politike për të trembur opozitën, qytetarët që të mos dalin, të mos protestojnë. Janë përpjekje mjerane.

As opozita dhe as qytetarët nuk do ndalojnë protestën, për shkak se këtu siç e shihni dhe nga vetë seanca e fundit kur vjen një ish-deputet me avokatët e tij sepse është thirrur, ndërkohë disa të tjerë nuk thirren nga Prokuroria apo nuk çohet letrat në adresat e duhura sepse nuk funksionon shteti. Ne sot jemi pa qeveri, pa instituticione. Është pikërisht kjo arsyeja pse sot qytetarët ndodhen në burgje ndërkohë që banditët janë të lirë. Është kjo arsyeja pse dje janë arrestuar me dhjetëra me qindra protestues, disa prej tyre janë lënë në burg, ndërkohë që banditë që kanë futur duart në xhepat e shqiptarëve, qoftë kjo tek rruga e Milotit, ku nuk mban njeri përgjegjësi dhe tek afera korruptive e Unazës.