#rtvora
Është mbyllur psa tre orësh protesta e shtatë kombëtare e e opozitës sot në Tiranë. "Lëre popullin të flasë me votën e lirë ose do të shihemi në protestën e ardhshme" tha kryetari i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij përmbyllëse që e mbajti para selisë së PD-së.
Protesta: "Rama ik" nisi në orën 19:00 para kryeministrisë. Aty protesta ishte paqësore me përjashtim të hedhjes së shashkave dhe bojës drejt kryeministrisë. Mes mbështetësve të opozitës Basha përsëriti se nuk ka kthim pas dhe se zgjidhja politike do vijë vetëm pas largimit të Ramës, krijimit të qeverisë tranzitore që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Pas fjalimit të kryetarit të PD-së, (Ora 20: 30) protestuesit marshuan drejt Parlamentit. Këtu situata u tensionua për gati një orë. Disa persona hidhnin mjete piroteknike drejt oborrit të Kuvendit ku ishin vendosur efektivët e policisë.
Fillimisht policia qëndroi e zbrapsur duke mos hedhur as gaz lotsjellës dhe as ujë ndërsa bënte thirrje me megafon për të ndalur dhunën.
Në një moment policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë.
Gazetarët e RTV Ora raportuan për protestues të plagosur. Edhe në radhët e efektivëve ka pasur të plagosur. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj informoi për 10 efektivë të plagosur dhe tre qytetarë.
Rreth orës 22:00 protestuesit u zhvendosën drejt selisë PD ku Basha në fjalimin mbyllës nënvizoi sërish se nuk ka kthim pas.
"Nuk hedhim asnjë hap pas. Zgjedhje të lira dhe të ndershme. Lërë sovranin të flasë me votë ose do shihemi në protestën e ardhshme. Koha për fjalë po mbaron dhe në protestën e ardhshme fjalën do ta ketë vetëm sovrani" deklaroi Basha para mbështetëve.
Më pas në selinë PD Bsaha mblodhi forumet demokrate per te informuar se protesta e radhës do të jetë 8 qershori.
Ndersa protesta mbahej Presidenti Ilir Meta bëri apel për vetëpërmbajtje dhe shmangie të incidenteve. Reaguan dhe ambasada amerikane dhe ajo britanike të cilat dënuan dhunën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/qeveria-hapi-dje-fushaten-opozita-rikthehet-sot-ne-proteste-ne-oren-1900
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz