Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të Gjormit.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit që ndërroi jetë nga aksidenti, si pasojë e daljes së makinës nga rruga nuk është identifikuar akoma.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje në mjet udhëtonte një djalë rreth 22-vjeç nga Lezha, trupi i të cilit nga përplasja është copëtuar, pasi goditja që ka pësuar ka qenë fatale.
Aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë nga reshjet e shiut dhe shpejtësia e lartë e drejtuesit të automjetit duke bërë që makina të dalë nga rruga.