Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij në Facebook debatin me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dje te Spitali i Traumës. Pas protestës Sandër Lleshaj shkoi të takonte policët e dëmtuar për të parë nga afër gjendjen e tyre shëndetësore, por në korridor u përplas verbalisht me ministrin e Brendshëm.
Bardh Spahia e akuzoi ministrin se po sillet me shqiptarët më keq se sa serbët, ndërsa Sandër Lleshaj iu drejtua duke i thënë 'Kush iu ka bërë qytetarëve?! Unë iu jap dorën edhe qytetarëve edhe policëve mor i pafytyrë"tha ministri.