Efektivët e plagosur në protestën e opozitës u vizituan në Spitalin e Traumës nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ai shprehu mirënjohje për policinë Shqiptare, sakrificën dhe dinjitetin që efektivët e saj treguan në mbrojtjen e institucioneve.
Lleshaj theksoi se ajo që kërkohet nga gjithë shqiptarët sot është distancimi nga autorët e dhunës dhe izolimi i tyre.
Tv Klan