Report TV - Orikum/ Kumtohet në portin e jahteve krijimi i Republikës së Italisë

2019-06-03 1

Eshtë festuar në portin e jahteve në Orikum, si çdo vit festa e Republikes së Italisë. Në aktivitet morën pjesë më shumë e 200 të ftuar, personalitete të institucioneve me të larta italianë dhe shqiptarë. Nën ritme muzikore të ftuarit u pritën nga konsullja Luana Micheli. Ajo uroi nje miqësi sa më të mirë dhe më të frytshme mes dy vendeve . 

"Kam kënaqësinë dhe privilegjin që edhe këtë vit të festoj festën e Republikës së Italisë në zonën e bukur të Orikumit. Prej 2 vitesh ndodhem në Vlorë dhe koha ka kaluar shpejt në këtë qytet si shkak i miqësisë dhe i vlerave midis 2 popujve. Prezenca e Italisë me investitorë, klerikë fetarë , Guardia di Finanza është shenjë e një punë të madhe, bashkëpunimi dhe miqësie midis 2 popujve. Deti që duket sikur ndan dy vendet tona është një autostradë që lidh dy vendet, një shteg që ndjekin të rinjtë tanë", u shpreh Luana Micheli.Aktivitetet për ditën e republikës italiane vijuan deri në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, ku të pranishmit u argëtuan me muzikë të këngëtarëve të mirënjohur shqiptar.