Serbët e veriut dhe institucionet qendrore të Kosovës gjithnjë shprehin gatishmërinë e tyre për bashkëpunim por kjo për analistët është vetëm për konsum ditor politik. Institucionet lokale ne veri dhe ato qendrore flasin për bashkëpunim por ndodh e kundërta. Serbët thonë se në Prishtinë nuk janë të interesuar kurse në Prishtinë thonë gjithashtu se janë të interesuar por veriu i ka syt kah Beogradi.
Goran Rakiç, kryetar i Mitrovicës së Veriut :Unë jam kryetar i veriut të Mitrovicës dhe detyra ime para së gjithash është që të punojë në interes të qytetarëve pa marrë parasysh të çfarë nacionaliteti janë qytetarët shqiptarë, serb, rom goran apo boshnjak. Natyrisht se do të bashkëpunoj me secilin i cili do të punojë në interes ë qytetarëve tonë qoftë ajo Prishtina Beogradi apo Bashkësia Ndërkombëtare. Megjithatë po kemi situata që ftesat tona për ti ndihmuar qytetarëve kemi kësi lloj sulmesh dhe arrestime brutale atëherë shtrohet pyetja çfarë do të jetë ky bashkëpunim.