#rtvora
Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi konferencën për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pak orë para protestës së opozitës për të nënvizuar se konflikti politik nuk i shërben vendit dhe as procesit integrues të Shqipërisë.
Me Sekretarin e Përgjithshëm, Rama tha se diskutoi mbi për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s, por edhe për kontributin buxhetor të Shqipërisë për mbrojtjen.
Edi Rama: Vizita është një afirmim i vëmendjes dhe i kujdesit ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Kemi diskutuar për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributeve tona brenda NATO-s. Kemi ndarë dhe përshtypjen se Forcat tona të Armatosura kudo ku kanë kontribuar kanë shfaqur aftësi të spikatura operacionale. Kemi diskutuar dhe për kontributin buxhetor për mbrojtjen.Dua ti përcjell edhe publikisht familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin tonë të NATO-s në Letoni shprehjen e ngushëllimeve nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm.Kemi diskutuar dhe për këtë moment politik që po kalon vendi jonë, qoftë në aspektin e marrjes së rekomandimit dhe konfliktit politik që nuk i shërben vendit.I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës në këtë fazë të vitit por mbase duke ardhur në një ditë me re dhe shi është ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-me-sekretarin-e-pergjithshem-te-nato-s-konflikti-politik-nuk-i-sherben-vendit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz