Raporti i KE, mazhoranca e opozita lexime të ndryshme - News, Lajme - Vizion Plus

2019-06-03 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita dhe mazhoranca i lexojnë në mënyra të ndryshme gjetjet e raport progresit të Komisionit Europian për sektorin e ekonomisë. Jorida Tabaku thotë se raporti evidenton shqetësimet që opozita ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme, te cilat kanë të bëjnë me rrezikun e kontratave koncesionare, kufizimin e konkurrencës në treg, si dhe investimet e ulëta kapitale.Raporti thotë se kontratat koncesionare janë një rrezik për buxhetin për shkak të presionit që ato kanë mbi borxhin publik. Investime kapitale janë të ulëta, ndërkohë që vihet theksi të tenderat që zhvillohen pa garë dhe në mënyrë jo transparente. Mbi të gjitha janë një sërë ligjesh, nisma të qeverisë që nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë kufizuar konkurrencën në treg. Pra këto shqetësime opozita i ngriti edhe më herët, dhe duket se kanë zënë vend edhe në këtë raport të KE,?- thotë Tabaku.