Artistët shqiptarë prej vitesh kërkojnë miratimin e një ligji të ri për artin, por edhe rishikimin e statusit të artistit. Kontratat, paga edhe kushtet e punës për ta nuk janë në nivelin e duhur. Këto janë disa nga problematikat, që u diskutuan në rezolutën e kongresit të katërt të Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë, ku presidenti i kësaj sindikate, Reshat Ibrahimi, teksa renditi disa nga arritjet e pakta, që janë bërë ndër vite nga kjo sindikatë me institucionet zyrtare, ndali edhe tek ftesa që u ka bërë drejtuesve të institucioneve tona, të cilët nuk ishin të pranishëm as në këtë takim.
?Kam ftuar të gjithë, ministra, ish- ministra, por të themi të drejtën nuk kemi vullnetin e duhur, s?kanë dëshirë që të bashkëpunojnë me sindikatat. Me ligjet që kemi sot është e papranueshme, që një grua valltare, artiste cirku të dalë në pension 57 vjeç, edhe burri 62 vjeç. Është një paradoks, që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Ne kemi bërë drafte edhe projekte të shumta për këtë. Me ish- ministren Kumbaro nuk jemi marrë vesh, as për statusin e artistit, as për të ndryshuar ligjin për artin edhe kulturën. Ministrja aktuale ka pranuar që të bëjmë bisedime?, shprehet Reshat Ibrahimi, president i sindikatës së pavarur të artistëve.
Ndërsa, specialisti i sigurimeve shoqërore Fadil Kepi shprehet se duhet bërë më shumë përpjekje, derisa të zbatohen kërkesat e sindikatës së artistëve.
?Unë në rininë time, sapo kam mbaruar fakultetin kam punuar në ministrisë e Arsimit edhe të Kulturës, e kam ushqyer respektin e madh për artistët. Shpeshherë ne dëshirojmë, se një rrobaqepës është artist, sepse ka qepur një fustan të bukur. Pra artisti ka një vlerë shumë të lartë në shoqëri, prandaj edhe i duartrokasim. Përsa i përket vlerësimit nga ana ekonomike, mbështes të gjithë kërkesat e sindikatës së artistëve, por shpeshherë ka mbetur vetëm në kuadër të kërkesave. Në vendin tonë ka 650 mijë pensionistë, edhe pesha e artistëve në krahasim me këtë është e papërfillshme. 23 mijë duhet të vlerësohen me pensione suplementare, në këtë kategori futen edhe puna e artistëve. Por krahas me minatorët e nëntokës, me metalurgët, jo të gjithë, por artistët e cirkut, valltarët, këngëtarët edhe instrumentistëve zënë një peshë të vogël, edhe nuk e rëndojnë buxhetin e shtetit, por dashamirësia duhet të jetë më e madhe, por mendoj se është bërë pak. Shpresoj që ju t?i vazhdoni këto kërkesa, që janë të argumentuara edhe me ligj?, shprehet Fadil Kepi, specialist i sigurimeve shoqërore.
Gjatë kongresit të katërt të Sindikatës së Pavarur të Artistëve te Shqipërisë u zgjodh edhe presidenti,