Në fund kam një mesazh shumë personal për të gjithë qytetarët e këtij vendi, unë nuk jam më i miri as i pagabueshëm, kam të metat dhe kusuret e mia, si njeri dhe kryeministër, bëj sa mundem dhe jo sa dua dhe jo gjithmonë arrij që të bëj aq mirë sa dua atë që mundem, por sot u them se po të ishte ceshtje personale do e kisha lënë prej kohësh këtë punë dhe nuk do të mbaja mbi shpinë rrebeshin, po të ishte për përfitime personale ju garantoj që as nuk do ta kisha marrë përsipër. Unë mund të jem pasionat apo arrogant po të doni, por kurrë nuk kam për të qenë materialet apo kriminel si ata që më ngrenë dhe më ulin si të tillë nga viti në vit.
Unë mund të bëj gjykime të gabuara, mund të marr edhe vendime të gabuara, por kurrë as kam bërë dhe as kam marrë asnjë vendim për gjëra të gabuara. Kurrë nuk kam për ta fituar dorën në xhepin e asnjë njeriu të gjallë, apo të hedh firmën për të dëmtuar vendin. Nuk kam si ti provoj fjalët e mia për veten time, por gjithmonë i kam sfiduar dhe sfidoj ata që thonë të kundërtën me prova dhe jo me fjalë dhe sajesa të ulëta. Është bindje atdhetare dhe sfidë me historinë që besoj që mund ta fitoj, pasi kam mbështetjen e të gjithëve ju. Le të thonë cfarë të duan, le të lehin sa të duan, kjo është e vetmja parti e shqiptarëve që kurrë nuk e ka tradhtuar interesin kombëtar dhe me të gjitha të metat, në historinë e tre dekadave mbetet forca më e madhe, më e fortë dhe më e aftë.
U bëj apel shqiptarëve që 30 qershori do të nxjerrë kush do i drejtojë bashkitë por do të vendosë edhe ikjen përfundimtare të politikës shqiptare përpara dhe lënien pas të fantazmave dhe hienave të së shkuarës. Këtu do të jemi dhe do ta shohim vetë se si pas 30 qershorit gjërat nuk do të jenë njëlloj si më parë. Kush kujton s edo të shkatërrohet demokracia meqë disa parti të falimentuara nuk u futën në zgjedhje gabon, edhe për ata vetë nëse do të dinë ta lexojnë të vërtetën se vetëm humbasin. Kur të ketë marrë fund edhe kjo aventurë e çmendur, nuk kemi për la lënë dot" tha ai.