Erenik Beqiri është regjisori që çoi Shqipërinë në festivalin e filmit në Kanë, rëndësinë dhe vlerën e të cilit e vërteton pjesëmarrja në të, yjet e industrisë botërore të kinemasë. Pas filmit ?Skënderbeu? në 1954, filmi i 32-vjeçarit i titulluar ?The van? (Furgoni) konkurroi për Palmën e Artë, në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër.
Nuk e mori atë, por për kinemanë shqiptare është një arritje e rëndësishme dhe ndoshta çdokush tjetër në vendin e Erenikut nuk do të kishte lënë media pa dalë. I tërhequr, edhe pse në angazhimin e tij si regjisor numërohen 3 filma të metrazhit të shkurtër në kurrikulumin e tij, ai preku ëndrrën e shumë regjisorëve shqiptarë të karrierës, Festivalin e Kanës. Erenik Beqiri vazhdon të prezantohet me modesti.
?The Van?, është historia e një të riu shqiptar që do të emigrojë. I mungojnë paratë. Për t?i siguruar ai ndeshet fizikisht brenda një furgoni në lëvizje. Dyert hapen për të dalë vetëm një fitues. Ky është filmi që Erenik Beqiri i përcolli publikut dhe kritikës shumëkombëshe në Francë.
"Gjatë kohës së konkurrimit, ne ishim 4 produksione; franceze, kroate, zviceranë. Kroatët edhe zviceranët nuk na mbështetën dot, pasi ti duhet të mbështetesh nga vendi yt edhe ne nuk e arritëm ta merrnim atë gjë, kështu që ngelën vetëm francezët. Edhe francezët pë 3 vjet insistuan që filmi të bëhej edhe mbase po mos kishte qenë për francezët, filmi s'do ishte bërë asnjëherë".
Tv Klan