6 tërmetet 'zgjojnë' juglindjen e vendit, 4 të plagosur dhe dëme të mëdha në banesa

2019-06-01 8

Shtëpi të rrënuara, xhama të thyera dhe banorë të tmerruar.

Është ky bilanci i 6 tërmeteve që u regjistruar mëngjesin e kësaj shtune në juglindje të vendit. Deri më tani mësohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa dhjetëra banesa janë shkatërruar; disa prej tyre kanë dalë jashtë krejtësisht jashtë funksionit. Epiqendra e tërmetit, më i madhi 5.3 ballë, ka qenë në fshatin Floq, ku dhe janë shkaktuar dëmet më të mëdha materiale. Pas apelit të banorëve për të shpallur gjendjen emergjente, pasi nuk kthehen në shtëpitë e tyre nga frika se mund të ketë tërmete të tjera, Emergjencat Civile kanë vënë në dispozicion 40 çadra për banorët e Floqit.

Mësohet se lëkundja e parë ka zgjatur për plot 10 sekonda. Sipas sizmologut, Rexhep Koçi pritet që të regjistrohen edhe tërmete të tjera, nisur nga fakti që gjithmonë ato shoqërohen me pasgoditje.