Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Gjergji Cukalin, i akuzuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali, rreth 4 muaj më parë, më 30 Janar të këtij viti.
Gjykata caktoi masën e sigurisë ?arrest me burg? për Cukalin, i cili u arrestua një ditë më parë.
Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi i tij është bërë pas analizimit të provave që u fiksuan në automjeti tip ?Mercedez Benz CLS?, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores, pak orë pas ngjarjes.
Pas verifikimeve rezultoi se bëhej fjalë për të njëjtën makinë, me targa AA 757 RV, të vjedhura dy vite më parë nga një ?Fiat Punto? në Vlorë, që ishte përdorur në krim. Ndërsa 28 ditë më pas policia arrestoi për këtë ngjarje Cukalin që njihet si person që drejton një grup të rinjsh në zonën e ?Myslym Shyrit?, i dënuar për rrëmbimin e Fatjon Demrilikës, në vitin 2004 dhe dyshohet se ka gisht në zhdukjen e Klajdi Prengës.
Por policia e Tiranës e ka skeduar atë edhe për ?Falsifikim të pasaportave? dhe tregtimin e kokainës dhe heroinës në zona të ndryshme të Tiranës. Cukali është arrestuar disa herë dhe dënuar disa herë nga gjykata. Falë hetimeve 5 mujore policia dhe prokuroria e Tiranës kanë mundur të mbledhin prova të forta për Cukalin në lidhje me vrasjen e Arben Bilalit.
Bilali u qëllua me tre plumba në zonën e Selitës në kryeqytet. Bilali duket se ishte mbajtur nën mbikqyrje nga autorët të cilët qëlluan drejt tij për ta lënë të vdekur. Ai u qëllua në një rrugicë në shkollën "At Zef Pllumi" në Selitë, 900 metra larg vendit ku 9 vite më parë u ekzekutua vëllai i tij, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos.