Rama: Zgjedhje demokratike pa opoziten e veteperjashtuar

2019-06-01 0

Pak orë para çeljes zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale 30 Qershorit, Edi Rama ka publikuar letrën e 7 publike për kundërshtarët politikë, por ndryshe nga herët e tjera i është drejtuar mbështetësve të opozitës dhe jo Lulzim Bashës. Nisur nga të dhënat e sondazheve që sipas tij tregojnë se shumica e demokratëve janë kundër bojkotit të zgjedhjeve, Rama shpjegon pse mungesa e opozitës në këtë rast nuk cënon standardin demokratik të tyre.

?Udhëheqja juaj nuk do zgjedhje, sepse i trembet një disfate elektorale të radhës. Ndërsa ne nuk e shkelim dot detyrimin, sepse duam të zgjidhemi në zgjedhjet e radhës. Kam dëgjuar shpesh pyetjen: A mund të bëhen zgjedhje demokratike pa opozitën? Zgjedhje demokratike do të thotë që të gjithë të gëzojnë të drejtën të zgjidhen. Por nëse përjashtimi në çfarëdo forme i opozitës nga zgjedhjet i bën ato antidemokratike, vetëpërjashtimi i një partie kryesore nga zgjedhjet nuk i bën ato jodemokratike".

Rama thotë se  shtyrja e zgjedhjeve bazuar në kapriçot e opozitës do të hapte një precedent akoma të rrezikshëm për demokracinë.

"Kjo s?është punë date apo stine, kjo është punë qëndrueshmërie e themelit të jetës demokratike. Imagjinoni pak sikur të hapej rruga e një marrëzie të tillë jo vetëm qartësisht antikushtetuese, po edhe thelbësisht antidemokratike, se çfarë do të ndodhte në zgjedhjet pas këtyre zgjedhjeve, në ato pas tyre dhe me radhë, kur sipas tekave të opozitës së radhës (apo edhe të palës tjetër në qeveri pse jo!) data e zgjedhjeve të kthehej, nga një detyrim kushtetues për ata që duan të zgjidhen, në një lojë politike e kujtdo që nuk do zgjedhje!"

Rama u përmend demokratëve penalitetet për ata që do të përpiqen të pengojnë zgjedhjet e 30 Qershorit, duke nisur që me pasat në Kodin Penal deri tek ndalimi i hyrjes në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

?A i?a vlejnë të gjitha këto pasoja të rënda për të shkuar pas berihait? Nuk besoj dhe jam i bindur se nuk do të ketë njerëz të zakonshëm, që të bëhen pjesë e një marrëzie kaq të jashtëzakonshme. Kudo ku do të fitojmë aty ku kemi kundërshtarë të regjistruar, njësoj si aty ku s?kemi të tillë, ne do të jemi në dispozicion të të gjithë qytetarëve pa dallim. Betejën politike me udhëheqjen tuaj ne e kemi fituar dukshëm e bindshëm, sa për meritën tonë aq edhe për paaftësinë e asaj udhëheqjeje - ndajeni vetë cila nga të dyja peshon më shumë?.

Kryeministri u kujton mbështetësve të opozitës se ata nuk janë pyetur nga udhëheqësit e forcave të të tyre për vendimet ekstreme të djegies së mandateve dhe protestave të dhunshme, vendime  që sipas tij  janë politikisht vetëvrasëse për lidershipin e opozitës.

Tv Klan