Lorik Cana përqafon dhe qesh me Pochettinon: Kur ishte 16 vjeç tek PSG-ja e kisha kapiten

2019-05-31 43

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana duket se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino

Takimi ka ndodhur në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid, ndërsa nuk munguan përqafimet miqësore, të qeshura me shpirt dhe një respekti maksimal.

Lorik Cana e ka nisur karrierën në nivele të larta duke luajtur me PSG-në, aty ku kishte kapiten pikërisht Pochettinon.

“E kam pasur kapiten te PSG-ja që kur unë isha 16 vjeç”, dëgjohet të thotë Lorik Cana.

Më pas nisin batutat mes Pochettinos dhe Canës.