Zone e Lire/ "Marazi" i Anxhela Peristerit

2019-05-31 4

?Marazi? është kënga më e re Anxhela Peristerit. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë? në Tv Klan nga ku tha se tekstin e këngës e ka krijuar vetë këngëtarja në bashkëpunim me Ronela Hajatin dhe se është kompozuar nga Kledi Bahiti.



?Marazi? është një këngë e re kompozuar nga Kledi Bahiti dhe tekst të Ronela Hajatit dhe timin. Marazi në këngën time është përdorur në kuptimin e merakut për dikë që e do por nuk e thua dot. Kënga nuk i dedikohet askujt?, tha Peristeri.

Gjatë emisionit Peristeri po ashtu zbuloi se më 02 Qershor në orën 19:30 do të mbahet një koncert në Amfiteatrin e Tiranës, i cili do të bashkojë disa nga emrat e njohur të muzikës shqiptare.

?Këtë të dielë, më 2 qershor tek Amfiteatri i Tiranës, ora 19:30, do të zhvillohet ?Albanian Pop Rock Duets?, i cili do bashkojë disa nga emrat e njohur të muzikës shqiptare. Pjesë e këtij koncerti do jenë edhe këngëtarët Era Rusi, Evi Reçi, Gerta Mahmutaj, Mateus Frroku, Egzona Ademi, Genc Salihu, etj, ndaj nuk duhet ta humbisni?, shtoi këngëtarja./tvklan.al