RTV Ora - Prokuroria kërkon pushimin e çështjes ndaj ish-prefektit Berat, ankimon Bashkia Skrapar

2019-05-31 1

#rtvora
Bashkia e Skraparit përballet me prokurorinë në gjykatë pas vendimit të organit të akuzës për mosfillimin e hetimeve ndaj prefektit të Qarkut, Harila Dafa.

Prokuroria pasi shqyrtoi padinë e bashkisë për ?Shpërdorim detyre?, ka dorëzuar në gjykatë kërkesën për ?Mosfillimin e proçedimit penal?, por bashkia ka ngritur një ankimim, me pretendimin se ekzistojnë të gjitha provat se Dafa ka shpërdoruar detyrën në lidhje me buxhetin e Skraparit.

Bashkia e këtij qyteti akuzon prefektin Harilla Dafa për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, më datë 4 janar 2019, ku janë miratuar pesë vendime, përfshirë edhe ai për buxhetin e Skraparit për vitin 2019.

Organi i akuzës pretendon se çështja është administrative dhe se ministria e financave i ka dhënë kompetenca prefektit lidhur me buxhetin, por Bashkia e Skraparit mendon se vendimet e prefektit i kanë sjellë qytetit dëm ekonomik pasi po përdoret vetëm 1 e 12-ta e buxhetit në muajin e pestë të vitit.

Në ankimimin e firmosur nga kryebashkiaku i Skraparit Nesim Spahiu thuhet se Prokuroria duhej të fillonte hetimin për dëmin që i është shkaktuar qytetit, punonjësve të pushtetit lokal dhe gjithë komunitetit, për shkak të veprimeve apo mosveprimeve të të kallzuarit?.

Çështja e buxhetit të Këshillit Bashkiak në Skrapar u bë pjesë e një konflikti të hapur politik mes Bashkisë që drejtohet nga kryetari mbështetës i subjektit politik LSI dhe këshillit që ka shumicë anëtarë të Partisë Socialiste.

U deshën tri mbledhje të këshillit bashkiak që buxheti të miratohej, por që vendimi nuk njihet nga kryetari i bashkisë. Aktualisht vendimet e këshillit po shqyrtohen në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë, ndërkohë që Bashkia vepron me 1 të /12 e buxhetit të vitit të kaluar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prokuroria-kerkon-pushimin-e-ceshtjes-ndaj-ish-prefektit-berat-ankimon-bashkia-e-skraparit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange