http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, është i bindur se Shqipëria dhe Kosova po shkojnë drejt bashkimit, ashtu siç ka paralajmëruar Hashim Thaçi. Por, Vuçiç sqaroi se komuniteti ndërkombëtar e ka siguruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.Aleksandar Vuçiç: Jam absolutisht i bindur se gjërat do të zhvillohen në këtë drejtim. Ne do të reagojmë në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme, por të ashpër dhe të vendosur. Para tri ditësh iu kam thënë përfaqësuesve evropianë për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe ata më kanë thënë Aleksandar, kjo nuk do të ndodhë. Ne nuk do ta lejojmë kurrë,Kreu i shtetit serb shtoi se pikërisht këto deklarata të Brukselit janë arsyeja përse beson se një gjë e tillë do të ndodhë.Ditë më parë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se po krijohen rrethana të reja, të cilat, sipas tij, e ofrojnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si zgjidhjen më të mirë. Thaçi inkurajoi Parlamentin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë të nxjerrin deklaratën e bashkimit.