Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar se protesta e radhës së opozitës së bashkuar, do të ndodh rrëzimi i qeverisë. Në një takim me simpatizantët e PD në Ish- Kinostudio, Basha tha se të dielën do të largojnë Ramën nga posti i kryeministrit dhe do të çlirohet Tirana.
"Kur do ta hidhni, kur do ta rrëzoni? Sot është rasti këtu në Tiranë, të flas fare hapur e sinqerisht me këdo që e bën këtë pyetje, sepse I ka ardhur aty ku smban më. Pyetja nuk I drejtohet vetëm Partisë Demokratike dhe vetëm Lulzim bashës as edhe vetëm opozitës. Rrëzimi I të keqes është detyrë kombëtare, ndaj përgjigjen po e jap unë, në emër të gjithë atyre që keni pyetur të dashur bashkëqytetarë se kur do ta rrëzojmë: Ejani të dielën në orën 19 në protestën tonë, bashkohuni me lëvizjen tonë, bëhuni pjesë e çlirimit të Tiranës, e çlirimit të Shqipërisë, nga kjo bandë hajdutësh dhe kriminelësh. Protestat dhe bashkimi popullor janë rruga e vetme e rezistencës, e përballjes, e largimit të të keqes, e rrëzimit të bandës kriminale në pushtet, tha Basha.