RTV Ora - Salianji: Rama aheng për të kënaqur veten, Gjata: Fushatë mbjellje dhe korrje

2019-05-31 1

#rtvora
Fushata elektorale për zgjedhjet vendore ka nisur zyrtarisht të premten, por opozita mbetet e vendosur në qëndrimin e saj se nuk do te ketë proces në 30 qershor. Ish-deputeti Ervin Salianji dhe Sekretari për Çështjet ligjore, Çlirim Gjata, deklarojnë se edhe vetë kryeministri e di se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, ndërsa nuk i kursejnë edhe batutat.

Demokratët nuk shqetësohen nga fakti se Partia Socialiste ka nisur fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa janë të bindur se atë ditë nuk do të këtë proces. Ish-deputeti Ervin Salianji, tha se kryeministri po i bën qefin vetës, por siç u shpreh ai zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Salianji: Ato nuk janë takime, ato janë ahengje për ti ngritur humorin Edi Ramës, për të mbajtur me garjet, për të thënë se ka fushatë. Pa diskutim që nuk ka fushatë sepse nuk ka zgjedhje. Ka tentativë për të bërë votim, që do të dështojnë në mënyrë më spektakolare. Unë shpresoj para datës 30 qershor, por nëse arrijnë në atë datë do të pamundësohen zgjedhjet. Kështu që përderisa nuk ka zgjedhje nuk ka fushatë.

Jo më me pak humor, e kalon edhe sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata, i cili krahason fushatën elektorale të PS-së me fushata të ndryshme në diktaturën e Enver Hoxhës.

Gjata: Nuk mund të shuajmë pluralizmin me një të rënë të lapsit. Fushatë ka bërë edhe Enver Hoxha. Por çfarë dallimi ka kjo fushatë nga fushata e korje shirjeve të kohës së Enverit. Prap pa bukë ishte populli atëhere.

Si ish-deputeti Salianji ashtu edhe sekretari për çështjen ligjore, Çlirim Gjata, janë të bindur se zgjedhje me 30 qershor nuk do të këtë, edhe pse nuk japin instrumentet se si do të bllokohen.

Salianji: Me çdo formë. Zgjedhjet janë për popullin, janë që populli të diktojë se kush do të qeverisë në 4 vitet e ardhshme dhe nuk është politika që dikton popullin se kush janë njerëzit që ajo do të imponojë për tu vjedhur në 4 vitet e ardhshme.

Gjata: Po ju themi se nuk ka zgjedhje. Do ta shikoni që dhe vetë kryeministri do të tërhiqet.

Lulzim Basha, ka refuzuar thirrjet e kreut te qeverise që të ulen në dialog pa kushte duke theksuar se vetëm dorëheqja e tij i hap rrugë stabilitetit politik.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/salianji-rama-aheng-te-kenaqur-veten-gjata-fushate-mbjellje-dhe-korrje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz