Aleatët: S’ka zgjedhje pa opozitën - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-31 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një ditë përpara nisjes së fushatës elektorale nga socialistët, krerët e partive opozitare, aleate më PD, kanë dalë me një qëndrim të unifikuar se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.Vangjel Dule: Më 30 qershor zgjedhje nuk duhet, nuk mund dhe nuk do të ketë, por kjo nuk mjafton. Duhet të jemi të gjithë, si sot, më shumë nesër, me qëllim jo vetëm të mos realizohen zgjedhje në 30 qershor, por kur të realizohen ato në vjeshtë, zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje për pushtetin vendor, pasi të jetë ngritur një qeveri tranzitore, duhet të jenë zgjedhje me një mesazh të fuqishëm, se Shqipëria nuk do t?i kthehet më asnjëherë praktikave totalitare, të një qeverisje që pretendon se është zgjedhur në mënyrë demokratike.Agron Duka: Kryeministri, ata që janë në Parlament sot, i anatemon, i quan zëvendësues të Partisë Demokratike. Ata, të paktën në këto momente, përderisa mendojnë se zgjedhje me një parti nuk mund të ketë, duhet të bojkotojnë Parlamentin. Ne marrim përsipër, që sëbashku, e gjithë politika të dakordësohet, të ketë vullnet pozitiv, të shkëputet nga krimi përfundimisht, dhe kjo bëhet vetëm nëpërmjet një qeverie kalimtare e cila kërkon një kohë të caktuar, nuk mund të bëhet as për një javë, as për dy javë, as për një muaj dhe as për dy muaj por ndoshta do të kërkojë një periudhë 5-6 mujore.Fatmir Mediu: Prandaj, kemi propozuar një sistem proporcional, kombëtar apo rajonal, me lista të hapura. Do të ishte një zhvillim pozitiv për politikën dhe kthimin e kushtetutshmërisë në Kuvendin e Shqipërisë.Aleatët e PD u kanë bërë thirrje qytetareve që ti bashkohen protestës me 2 qershor.Nard Ndoka: Mijëra qytetarëve që kanë protestuar në Tiranë. Askush nuk është sprapsur, ka pasur rritje të qytetarëve që e kuptojnë se ky është mesazhi më i fort që i jepet politikës shqiptare në tërësi, dhe ju bëj thirrje që në 2 qershor të jemi të gjithë sëbashku, për të protestuar, për të sensibilizuar. Jo vetëm qytetarët shqiptarë dhe faktorin ndërkombëtar, por të japim shpresë për çdo njeri. Edhe për ata socialistë që e shohin me shqetësim lajthitjen e kryetarit të tyre politik.Dashamir Shehi: Ai zotëria po tenton me një parti, ne do t?i themi ?nuk do të lejojmë?, kjo është e drejta jonë. Kemi mundësi të kemi pluralizëm, po qemë të zotët ia arrijmë, po na thyen, bravo ju qoftë, do t?i durojmë pastaj, do të ulim kokën e të rrimë. Unë ju falenderoj se jam i sigurt që Shkodra s?ka ndërmend ta ulë kokën.Deklaratat Shehi, Ndoka, Mediu, Dule dhe Duka i bënë gjatë një bashkëbisedim me simpatizantë në Shkodër.