http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV CV së ngjeshur të Gjergji Cukalit nga rrëmbimi i personit, armbajta pa leje dhe prodhimi e shitja e narkotikëve i shtohet edhe akuza e vrasjes me paramendim e kryer ne bashkëpunim.40 vjeçari i njohur si i forti i rrugës ? Myslym Shyri ? u vu në pranga mbrëmjen e së enjtes nga forcat operacionale si autor i vrasjes së ish policit Arben Bilali më 30 janar të këtij viti pranë banesës së tij në zonën e selitës në kryeqytet.Provat e gjetura në automjetin mercedes benz që u braktis pas vrasjes në kodrat e mjull bathores, çuan policinë në ndërtimin e një profili ADN-je që përputhet me atë të Cukalit.Megjithse momentalisht mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të ish policit Bilali, hetuesit dyshojnë se në realizimin e vrasjes së 50 vjeçarit, Gjergji Cukali është ndihmuar të paktën edhe nga 1 person tjetër që ndodhej se bashku me të në automjet.Për këtë vrasje, me akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në burg vijon të jetë edhe 47 vjeçari Arben Tirana i cili dyshohet se ka ndihmuar autorët duke i siguruar targat e vjedhura të automjetit që u përdor në krim.Kjo është disata herë që Gjergji Cukali vihet në pranga por mesa duket ai ka arritur ti shpetoje drejtesise. Për hërë të fundit 40 vjeçari u arrestua në 13 prill të 2018-ës pasi shkeli masën e sigurisë ? arrest në shtepi ? caktuar nga kolegji penal i gjykatës së lartë.Edhe në vitin 2016 Cukali u arrestua gjatë operacionit ? Tangent ? si kreu i një grupi të shpërndarjes së kokainës në kryeqytet ndërsa në vitin 2006 është dënuar për heqje të paligjshme te lirise ndaj nje personi. Edhe në vitin 2012 Cukali u arrestua në flagrance pasi policia i gjeti një pistoletë me 17 fishekë.