Report TV - Gjyqi me Shkëlzenin, Balla kërkon pafajësi: Do hetohen të gjitha dosjet e korrupsionit

2019-05-31 0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar pafajësi lidhur me akuzat e Shkëlzen Berishës për shpifje. Në seancën e sotme gjyqësore ku ka munguar Shkëlzen Berisha, përfaqësuesi i tij ligjor ka kërkuar dënimin e Ballës për shpifje.

Në përfundim të seancës Taulant Balla është shprehur se dosja CEZ i ka shkaktuar miliona euro humbje shqiptarëve teksa theksoi se me Reformën e re në drejtësi asnjë politikan i korruptuar nuk do shpëtojë pa u dënuar.

Ai foli edhe për zgjedhjet e 30 qershorit, teksa tha se janë një moment i rëndësishëm për funksionimin e shtetit ligjor në vend dhe një mundësi e artë edhe për PD dhe atë që ka mbetur nga LSI, që të reflektojnë.

"Kush mendon se unë apo PS se kemi hequr dorë nga koha kur kemi qenë në opozitë e ka shumë gabim se për ne seriozitetit për gjithë këto vite ka të bëjë me angazhimin tonë për të ccuar deri në fund Reformën në Drejtësi. Në Rumani kryetari i parlamentit u arrestua për një çështje të para 10 viteve. Asnjë çështje korruptive nuk do ngelet pa hetuar. Lufta kundër korrupsionit dhe politikanëve të korruptuar është betejë që nuk mbaron kurrë. Prokuroria e re e reformës në drejtësi do i rimarrin të gjitha këto çështje.