Report TV - Akuzohet për vrasjen e ish-policit në Tiranë, momenti i arrestimit të Gjergj Cukalit

2019-05-31 7

Një analizë ADN-je, disa gjurmë gishti dhe biseda telefonike të përgjuara nga policia dhe prokuroria e Tiranës, kanë mundur të zbardhin të dyshuarin kryesor të vrasjes së ish-policit Arben Bilali. Sipas policisë së Tiranës ai është Gjergj Cukali, një emër mjaft i njohur për policinë kriminale, i cili ka shoqëri me Emiljano Shullazin, Arkimend Lushaj e persona të tjerë të botës së krimit. Ende nuk dihet se cili ka qënë motivi që Cukali ka qëlluar me breshëri automatiku drejt ish-policit Bilali në 30 janar 2019, teksa viktima ka zbritur nga një makinë dhe i është drejtuar derës së shtëpisë në zonën e Selitës. Grupi hetimor ka ngritur dyshime të forta se vrasja e Bilalit mund të jetë kryer me pagesë. Ndërkohë për këtë vrasje në 2 maj 2019 policia e Tiranës arrestoi Arben Tirana (Xhetani), banues në Shkozë, i proceduar disa herë për vjedhje. Momentalisht Xhetani ndodhet në masën e ?arrestit në burg? të caktuar nga gjykata e Tiranës. Burime nga grupi hetimor thanë se identifikimi i tij është bërë pas analizimit të provave që u fiksuan në automjeti tip ?Mercedez Benz CLS?, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores, pak orë pas ngjarjes.

Pas verifikimeve rezultoi se bëhej fjalë për të njëjtën makinë, me targa AA 757 RV, të vjedhura dy vite më parë nga një ?Fiat Punto? në Vlorë, që ishte përdorur në krim. Ndërsa 28 ditë më pas policia arrestoi për këtë ngjarje Cukalin që njihet si person që drejton një grup të rinjsh në zonën e ?Myslym Shyrit?, i dënuar për rrëmbimin e Fatjon Demrilikës, në vitin 2004 dhe dyshohet se ka gisht në zhdukjen e Klajdi Prengës. Por policia e Tiranës e ka skeduar atë edhe për ?Falsifikim të pasaportave? dhe tregtimin e kokainës dhe heroinës në zona të ndryshme të Tiranës. Cukali është arrestuar disa herë dhe dënuar disa herë nga gjykata. Falë hetimeve 5 mujore policia dhe prokuroria e Tiranës kanë mundur të mbledhin prova të forta për Cukalin në lidhje me vrasjen e Arben Bilalit.