?Stop? është ndalur 30 km larg Lezhës, në fshatin Ungrej, pas një denoncimi për shkelje në shkollën e mesme të bashkuar ?Gjergj Bib Gjergji?. Në këtë shkollë janë të regjistruar 8 nxënës, që nuk paraqiten në shkollë dhe nuk marrin mungesa. Gjithcka në dijeni të drejtoreshës Yllka Leka.Kjo e fundit, fillimisht thotë, se ka një problem shëndetësor, por më pas urdhëron mbylljen e dyerve të shkollës.Mësuesit nuk japin asnjë informacion për listën e 8 nxënësve.Nxënësit, që ndodhen në shkollë, as që i njohin.