Kreu i PD Gjirokastër Aliko dërgon listat e komsionerëve! KZAZ i refuzon Nuk jeni subjekt zgjedhor

2019-05-31 0

Ditën e sotme PD dhe LSI kanë dërguar listat me komisonerë pranë KZAZ-ve. Në Gjirokastër KZAZ me nr.78 ka refuzuar të regjistrohjë listat e komsionerëve të PD dhe LSI të cilat janë paraqitur nga kreu i PD në Gjirokastër, Dash Aliko.

Kreu i KZAZ ka argumetuar duke thënë se nuk mund të pranohen listat e subjekteve që nuk regjistruar në zgjedhje, në përputhje edhe me vendimin e marrë nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.

Sipas Kodit Zgjedhor sot është edhe afati i fundit për dorëzimin e komisionerëve, por nga ana tjetër KQZ vendosi se nuk do të pranojë komisionerët e opozitës pasi subjektet që nuk janë në garë për zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të regjistrohen.

Ky vendim u pasua nga ankimimi i PD dhe LSI në Kolegjin Zgjedhor tre ditë më parë.

Free Traffic Exchange