Dite per dite - Shija indiane ne Tirane! (30 maj 2019)

2019-05-31 1

www.tvklan.al ?Ditë për Ditë? emisioni më i ri në Televizionin Klan. Një emisioni i ndërtuar mbi një frymë inovative, që ka si qëllim të përcjellë energjitë pozitive dhe imazhin modern të shqiptarëve që ia kanë dalë të bëjnë diçka të vlefshme dhe me ndikim për të gjithë shoqërinë. Me prezantuese Alba Çobaj dhe bashkëprezantues; Albi Isakaj, Liesa Haxhiasllani, Joel Çela, Kristi Janku, Krist Bibolli, emisioni ka një përmbajtje dinamike.Emisionin ?Ditë për Ditë? do ta ndiqni çdo ditë në një transmetim live nga ora 13:45 deri në 15:30 në ekranin e Televizionit Klan; Nga gatimi italian, meksikan dhe sushi tanimë edhe gatimin indian bëhet pjesë e menusë që Tirana ofron. Shumëllojëshmëri ushqimesh dhe shijesh që duken se shkojnë paralel me karakterin metropolitan dhe gjtihëpërfshirës të kryeqytetit tonë.

Ushqimi indian është shumë karakteristik, në bazë të të cilit qëndrojnë erëzat pikante me të cilët jo të gjithë mund të jenë mësuar. Megjithatë ky nuk është një fakt shqetësues, pasi ashtu si shumë gatime të tjera që janë përshtatur me shijet vendase, edhe ushqimi indian është zbutur disi që të shijohet nga një popullsi si ajo shqiptare që nuk është mësuar me të.
[19:49, 5/30/2019] Web Gazetaret: Kujtojmë që të njëjtin rrugëtim kishte ndjekur edhe sushi, ku krahas atij bazik japonez shijohet dhe sushi brazilian i përzier me salca, duke dëshmuar se kjo përshtatje e ushqimit nuk përbën më risi.

Interesant është fakti se pikërisht këto erëza që ndokënd mund ta shqetësojnë, e bëjnë ushqimin më të tretshëm për organizmin. Kështu, edhe pse në pamje të parë duket shumë i rëndë, ushqimi indian mund të cilësohet si diatik dhe i shëndetshëm.

Chicken tikka masala dhe piteja e bërë në tandur, furra indiane të baltës, janë dy nga pjatat më bazike me të cilat përfaqësohet kuzhina indiane. Si të tilla, duke si fillim i mirë për këdo që kërkon të prezantohet me këtë shije të re.

Free Traffic Exchange