Ish-deputetët e PD në Prokurori/ Alibeaj: Dy duar për një kokë, akti i sotëm i pavlefshëm

2019-05-31 0

Ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka dhe 5 ish-deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Artan Frrokaj, sot u paraqitën në prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegime lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre, pasi në 16 shkurt u futën me forcë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku mbaheshin të shoqëruar disa protestues, dhe nisin të përplasen fizikisht me efektivët e policisë.

Në përfundim të seancës së sotme, ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj deklaroi për mediat, pas daljes nga prokuroria se janë të angazhuar për të dalë e vërteta dhe lidhur me këtë në datë 19 shkurt kanë bërë një kallëzim penal, i cili sipas tij duhet të hetohet.

"Sot në orën e caktuar bashkë me të gjithë kolegët duhet të paraqiteshin në cilësinë e personit nën hetim. Personin nën hetim është i njëjtë me të pandehurin dhe ka të drejtë të mos vijë. Por në respekt të ligjit erdhëm në zyrat e shtetit. Sot i bëra të ditur edhe prokurorit të çështjes që aktet të mos kalojnë nëpërmjet medias por të vijnë direkt në dorën tonë. Ne nuk dimë se çfarë materialesh ka mbledhur prokuoria. Ne jemi të angazhuar për të dalë e vërteta. Sot ia çova prokurorit edhe kallëzimin penal. Mirë do të ishte, i kërkova që ky akt, kallëzimi penal i bërë nga ne duhet të hetohet. Kemi paraqitur edhe disa prova të tjera për sinergjinë që ekzisoton mes policisë dhe prokurorisë. Ajo që kemi kërkuar ne në kallëzimin tonë penal duhet të hetoheshin një orë e më parë. Është detyra jonë të respektojmë ligjin dhe të kontribujmë për të dalë e vërteta. Sot akti që ka bërë prokuori është i pavlefshëm, e pranoi edhe vetë.

Dy duar për një kokë. Sot shqiptarët duhet të marrin fatin e tyre në dorë, për të shpëtuar familjen dhe vendin", deklaroi Alibeaj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të "kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim. Për këtë vepër Kodi Penal parashikon nga gjobë deri në 7 vite burg.

Në një veprim të paprecedentë, ish-deputeti Flamur Noka, i cili gjatë qeverisjes së PD-së ka qenë edhe ministër i Brendshëm, tërheq me forcë nga koka një nga efektivët që po mundoheshin të mos lejonin ish-deputetët të hynin forcërisht në zyrën e drejtorit. Asnjë nga ish-deputetët nuk reagojnë. Noka është përleshur fizikisht me efektivin, duke i vënë atij duart në fyt. Në video dëgjohen thirrjet ?Hiqi duart", "Mos e prek deputetin", "Do t?ju zhduk?. E gjithë skena ka ndodhur përpara kamerave të televizioneve, por nga një video e re nga kamerat e sigurisë së Policisë, duket ekzaktësisht kur Noka tërheq me forcë nga fyti efektivin brenda ambjenteve të policisë. Procedimi penal nga prokuroria nisi pas publikimit në media të këtyre pamjeve, më 24 maj. Pas protestës së dhunshme para kryeministrisë policia shoqëroi 20 militantë të opozitës.

Free Traffic Exchange