Kërcënon Gjuzi: Do u bashkohem njerëzve me precedent në PD, i besoj bacë Berishës

2019-05-31 0

Kujtim Gjuzi kërcënoi se nëse pushteti vendor do të mbahet me dhunë nga shumica do u bashkohet njerëzve me precedent në PD. "Do u bashkohem njerëzve me precedent te Partia Demokratike nëse kërkohet që të mbahet me dhunë pushteti vendor".

Por a ka brenda PD-së njerëz me precedent? Pyetjes së gazetarit Denis Minga ai iu përgjigj duke thën se "13-vite pushtet mendoj që ka pasur cedim në korrupsion, Berishën e përjashtohej. Unë bazohen të mbiemrat sqimatar të vendit, Berisha është mbiemër që nuk ka rrëmbyer gjë, unë i besoj bacës" tha ai.

Ai theksoi se demokratët duan të rikthehen në Kuvend. "Dikush kishte luajtur mendsh po bisedohej për të lëvizur parlamentin. Ka 18 vakanca që mund të rishikohen, Basha është i pari në listën e Tiranës dhe mund të rikthehet sërish pasi mbaruan tani dhe Basha mund të rifutet. Ka bisedime të fshehta që deputetët duan të rikthehen. Nëse bëhet marrëveshje vetëm Rama-Basha marrëveshja bie".