PD denoncon “Milot-Balldren”: “Pas aferës fshihet ish deputeti i PS” - - Vizion Plus

2019-05-31 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas aferës korruptive të ndëritmit të unazës së Tiranës, opozita denoncon edhe një tjetër skandal sic e quan ajo, kontratën koncesionare për ndërtimin e rrugës Milot -Balldren.Kjo kontratë ka një kosto finale me TVSH prej 260 milion euro dhe është fituar nëpërmjet procedurës së ofertës së pakërkuar nga kompania A.NK shpk.Për ish deputetën Jorida Tabaku, kjo kompani ka pronar ish deputetin e partisë socialiste Ndue Kola, një fakt ky që ngre hije dyshimi për një aferë korruptive.Kemi denjuar që koncesionet fitohen vetëm nga kompani të lidhura meqeverinë. Dy pronarët e kompanisë ANK , Agim Kola dhe ish deputeti Ndue Kola janë njërëz të lidhur me partinë socislite si dhe me qeverisjes. Nga ana tjetër pikëpyetja që lidhet është se fonde të tilla nuk konceptohen për kompani evropiane dhe jo më shqiptare. Fondet ne e dimë që gjendjet në rrugë alternative duke marr hua, por shifra të tilla nuk janë gjë tjetër vecse ajo që ne kemi denjuar me heret, janë para të pista që kanë hyrë gjerësisht në ekonominë tonë.Pikpyetjet që ngrihen me këtë kontatë janë kostot me të cilat do të ndërtohen 17 km rrugë. Kostoja për 1 km arrin në 15 milion euro, ndërsa sipas Tabakut, procedura e tenderuar për këtë projekt ka qënë larg kostos fillestare.Si mund të japësh me koncesion një çerek miliardi euro pa një garë të mirfilltë dhe vetëm me një projekt të bërë nga kompani të lidhura me politikën? Si mundet që një projekt i tillë i planifikuar me para të buxhetit të shtetit fillimisht 110 milion ero me pas rritet në 167 dhe tashmë përfundon në 213 milion pa tvsh. Mbi të gjitha dyshimet për një kontratë fiktive lidhen në faktin se kompania do të financojë nga kapitali i saj një shumë prej 52 milion euro, shifër kjo që nuk përputhet me të dhënat nga bilanci financiar.Në një shtet normal, me një drejtësi jo të kapur, njerëit që kanë tenderuar dhe hartuar këtë kontratë duhet të jenë në burg. Mbi të gjitha jemi ende në kohë që të ngremë zërin që kjo kontratë të mos miratohet në kuvend.Rruga Milot Balldren do të jetë segmenti i dytë që do të zbatohet nëpërmjet programit 1 miliard euro nga qeveria, pas asaj të rrugës së Arbrit.