Ideja e hedhur nga Presidenti i Kosovës për bashkimin në një shtet të përbashkët pa kufij nuk është pjesë e axhendës zyrtare të Shqipërisë. Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj thotë se ka vetëm një projekt të bashkëpunimit rajonal.
"As në Shqipëri, as në Kosovë, kjo nuk është çështje e axhendës zyrtare".
Ministri Cakaj ndryshe nga sa paralajmëroi kryeministri grek Tsipras, thotë se Greqia nuk do të votojë kundër çeljes së negociatave në Këshillin Europian.
"Greqia është mbështetësja jonë kryesore".
Sa i takon vendimit për çeljen e negociatave, Cakaj nuk e përjashton mundësinë e shtyrjes së vendimmarrjes në muajin Shtator.
Tv Klan