RTV Ora - Fredi Bejleri do i drejtohet Gjykatës së Strasburgut

2019-05-31 3

#rtvora
Fredi Bejleri nuk do të kandidojë për kryetar bashkie në Himarë. Kolegji Zgjedhor vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KQZ që ndalonte Bejlerin të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pas vendimit Bejleri e quajti vendimin politik dhe lajmeroi dergimin e çështjes deri në Strasburg.

"Ishte një dënim politik. Nuk kisha bërë as thirrje për urrejtje nacionale as poshtëruar republikën. Kisha bërë një botim në gazetë dhe kisha ndihmuar dhe organizuar bashkëfshatarët tanë nga Athina për të votuar. Është një vendim politik, por vendimet respektohen. Unë do respektoj vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe do i drejtohem Strasburgut" u shpreh Bejleri pas vendimit.

A ka lidhje me masakrën e Peshkëpisë?

Fredi Bejleri u thirr sot për herë të dytë në prokurori në kuadër të hetimeve për masakrën e Peshkëpisë.

"Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda vajta sot dhe do shkoj sa herë të ma kërkojë akuza për të mbyllur një çështje që po më sorollat për 25 vjet. Që nuk kam asnjë lidhje e dinë të gjithë. Kam prova të pakundërshtueshme që nuk kam lidhje me ngjarjen e Peshkëpisë dhe as me një ngjarje tjetër terroriste. Është një spekullim i politikës. Problemi kryesor janë vjedhja e tokave në Himarë dhe mohimi i zgjedhësve që të kenë ata zgjedhësin e tyre. Në Himarë do të ketë vetëm një kandidat i PS-së."

Po a do kete zgjedhje? Bejleri ktheu pergjigje me pyetje retorike: "Pse do ketë zgjedhje?! Zgjedhje me një kandidat nuk është zgjedhje, shpresoj që Shqipëria nuk do të kthehet në kohën e monizmit."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fredi-bejleri-thirret-serish-ne-prokurori-masakren-e-peshkepis

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange