Rama: 30 qershori s’preket - News, Lajme - Vizion Plus

2019-05-31 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria nuk mund të rrezikojë integrimin e vendit për një opozitë qorre.Nga foltorja e Kuvendit, ku komentoi raport progresin e KE, Rama tha se është gati për dialog por jo për të negociuar Kushtetutën për opozitën.Kreu i qeverise pohoi se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor ndërsa akuzoi opozitën se nuk e do Europën dhe kërkon ta mbaj peng integrimin për interes të axhendës së brendëshme politike.Ai tha më tej se raporti tregoi qartë se reforma në drejtësi nuk ishte një zhgënjim por një sukses ndryshe nga sulmet që I janë bërë asaj në Shqipëri.Ne si mazhorancë jemi të vendosur për të nxitur proces dialogu me opozitën, por pa negociuar Kushtetutën.Kemi gjithë gatishmërinë të dialogojmë me opozitën jashtëparlamentare, por asnjëherë nuk do të negociojmë legjitimitetin dhe detyrimin për vazhdimësine e këtij parlamenti. Një detyrim që buron nga një mandat i qartë në bazë të të cilit për ne është e pamundur që atyre që na kanë zgjedhur t?u themi, na falni por ata që nuk i zgjodhët për të qeverisur do të kenë prioritet në raport me ju që na zgjodhët të qeverisim.Mjafton të dëgjosh reagimet e opozitës rrugore në raport me çeljen e negociatave për të kuptuar jo vetëm se s?ka asnjë vullnet për të bashkuar zërin me të gjithe ne. Ata nuk e duan as zgjerimin e Europës dhe as çeljem e negociatave. Negociatat nuk janë për qeverinë dhe nuk vazhdojnë vetëm me një mandat qeveritar. Ata duan ta kthejnë këtë proces në peng të axhendës së tyre politike.

Free Traffic Exchange