“TNT”, Prokuroria kërkon paraburgim të ri për Gruevskin

2019-05-31 1

PSP-ja kërkon që Nikolla Gruevskit t'i shqiptohet masë e re e paraburgimit, në lidhje me rastin TNT për prishjen e objektit Kosmos të biznesmenit Fiat Canoski. Sipas prokurorëve në PSP, Gruevski ka ikur një herë, kështu që ka rrezik që ta bëjë këtë përsëri. Ndryshe, në seancën e sotme, ish kryetari i komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski, i cili është një i akuzuar tjetër në këtë rast, është shoqëruar me polici.