Report TV - Balla: Brenda këtij sesioni do kemi gjykatë kushtetuese, negociatat hapen në 2019

2019-05-31 0

"Sot është një ditë e gëzueshme për të gjithë shqiptarët, pasi meritat kryesore i takojnë atyre. 94% e shqiptarëve e mbështesin rrugën europiane. Kjo mbështetje është pikënisja ku mbështetet puna e qeverisë sonë për të ndërmarrë reformat. KE rikonfirmoi rekomandimin pa kushte për çeljen e negociatave për Shqipërinë. Dua të jem i sinqertë se për ne, për shumicën, ky vendim nuk ishte asgjë tjetër i punës sonë të sigurtë për aspiratën e shqiptarëve drejt BE. Publikimi i raportit u la direkt pas zgjedhjeve europiane është një fakt që ky proces është edhe politik. Është fakt se vendimi i cili ishte rekomanduar që vitin e kaluar u shty akoma më tej për arsye politike. Shqipëria mund të influencojë por nuk mund të jetë vendim marrëse. Progres raporti i bazuar në fakte, ndonëse nuk i hapi negociatat vitin e kaluar, qeveria jonë vijoi punën. Progres raporti i publikuar dje, është raporti më i mirë që ka marrë vendi ynë. Shqipëria do i hapë negociatat brenda vitit 2019. Viti 2019 do mbahet mend për hapjen e bisedimeve dhe përpjekjet e opozitës për të minuar rrugën europiane. Progres raporti është objektiv, me shifra dhe jo me retorikë rruge. Raport inkurajon çdo institucion të vijojë përpjekjet. Arsyeja për se kundërshtarët e saj janë bërë bashkë është kundërshtia e kësaj reforme.

Free Traffic Exchange