RTV Ora - Tirane, policia zbulon punishten jashtë standardeve ku prodhohej akullorja

2019-05-31 1

#rtvora
Prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno - sanitare në Tiranë, arrestohet një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Në pranga ra 35 vjeçari L.H ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Tiranë.

"Këta shtetas të papajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno-sanitare," informon policia e Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

- Lëndë e parë për prodhimin e akullores

- Dy makineri për prodhimin e akullores

- Ngjyrues boje

- Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale ?Prodhimi i kudërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë?, ?Fshehja e të ardhurave? dhe ?Mospagimi i taksave dhe tatimeve?.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-policia-zbulon-punishten-jashte-standardeve-ku-prodhohej-akullorja
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Free Traffic Exchange