Basha: Nuk celen negociatat ne Qershor

2019-05-31 0

Nga Fieri, ku vijoi turin e takimeve me demokratët, Lulzim Basha tha se në 30 Qershor, Shqipërisë nuk do t'i hapen negociatat, duke bërë përgjegjës Kryeministrin Rama. Basha ripërsëriti kushtin e panegociueshëm për largimin e Kryeministrit, duke mohuar çdo pazar në kurriz të shqiptarëve.
Basha u shpreh se nuk do të ketë asnjë hap pas në betejën politike. Ai ftoi qytetarët e Fierit 2 në Qershor, në protestën e radhës kombëtare që do të zhvillohet në Tiranë.