#rtvora
Banka e Shqipërisë ka thirrur në një takim bankat e nivelit të dytë të cilave i ka kërkuar të kreditojnë më shumë ekonominë. Guvernatori Gent Sejko apeloi që ti kushtohet vëmendje sektorëve të cilët kanë potencial të lartë të kthimit të kredive. Nga ana tjetër kreu i shoqatës ë bankave Silvio Pedrazzi u shpreh se bizneset duhet të paraqesin projekte më cilësore.
Edhe pse gjatë 2018 sektori bankar ka dhënë 1.1 mld euro kredi të re përsëri kreu i Bankës Qendrore, Gent Sejko kërkoi më shumë vëmendje për financimin e ekonomisë.
Në takimin me drejtues të institucioneve financiare të nivelit të dytë Gent Sejko tha se duhet që të jepen kredi sidomos në ato sektorë që kanë potencial të lartë të kthimit të kredive.
Sejko: Ekonomia shqiptare ofron prospekte pozitive biznesi, të shoqëruara me potencial të lartë kreditimi dhe një rrezik të reduktuar kredie. Ky realitet dikton nevojën dhe mundësinë e një përqasjeje më kurajoze ndaj kreditimit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sejko-sektori-bankar-duhet-te-zgjeroje-gamen-e-produkteve-te-kreditit
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz