Inaugurohet autostrada ‘Arben Xhaferi’

2019-05-30 5

Është bërë inaugurimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit që mban emrin ?Arbën Xhaferi?. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë zyrtarë të lartë të Kosovësm por edhe qeveritare nga Shkupi, Podgorica e Tirana.

Nëse dikur vetëm kemi ëndërruar projekte të këtilla infra strukturore por jo vetëm, sot e gjitha kjo është bërë realitet, tha shefi i shtetit te Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi, i cili si Kryeministër i Kosovës e kishte nisur ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup gjatë manifestimit potencoi se ky është njëri nga projektet më madhore të Kosovës dhe një investim që ia ka vlejtur.

Hashim Thaçi, president i Kosovës : Kjo vepër moderne i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës por tërë rajonit, tha në ceremoninë e përurimit, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës : Të pranishëm në përurimin e autostradës R6 ishin edhe Dushko Markoviq Kryeministër I Malit të Zi edhe Zoran Zaev Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Prej sot do të bëhet rrugë komunikacioni që do të mundësojë qarkullimin më të shpejtë dhe se kjo autostradë është një shpërblim për durimin dhe lidhjet e shumta që Kosova i ka me Maqedoninë e Veriut, theksoi Zaev në Manifestim.

Zoran Zaev- kryeministër i Maqedonisë së Veriut : Autostrada që do të lëshohet sot në përdorim, do të jetë motivim i fuqishëm për ne që ti shpejtojmë përgatitjet për fillim të punimeve të autostradës Bllacë-Shkup. Këto ditë edhe tek ne do të nënshkruhet tender për autostradën e cila është 14 kilometra, me vlerë 120 milion euro, e cila është mes kufirit të republikës së Maqedonisë dhe Kosovës, deri në qytetin kryesor të vendit tonë Shkupit. Kështu do të rrumbullaksohet lidhja e autostradave mes Shkupit dhe Prishtinës dhe udhëtimi mes këtyre dy qyteteve do të zgjas vetëm 45 minuta.

12.5 kilometrat e segmentit të dytë që duhet ta realizoj Maqedonia e Veriut pritet të fillojnë së shpejti, kjo u bë e ditur për Klan Maqedoni nga zv.Kryeministri Bujar Osmani.

Bujar Osmani ? zv.kryeministër :Kjo autostradë është vlerësuar si si një rrugë që do të shërbej si urë bashkëpunimi mes shteteve fqinje e që do të përfiton gjithë rajoni i Ballkanit. Ndërtimi I saj filloi në vitin 2014, në një gjatësi rreth 70 kilometra e që ka kushtuar rreth 650 milion Euro.

TV Klan

Free Traffic Exchange