KE: Rekomandim pa kushte per negociatat me Shqipërine

2019-05-30 1

Komisioni Europian rekomandoi hapjen pa kushte të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, po ashtu edhe Maqedoninë e Veriut. Shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn publikuan në Bruksel progres-raportin, në të cilin, për Shqipërinë vlerësohet se i ka bërë detyrat që iu vunë si kusht në Qershorin e vitit 2018, në veçanti theksi u vu tek suksesi i reformës në drejtësi dhe procesi i Vettingut për gjyqtarët e prokurorët. Për implementimin e saj, nënvizohet se është bërë një progres i mirë, duke hedhur themelet për forcimin e sektorit dhe konsolidimin e pavarësisë, paanësisë, profesionalizmit dhe llogaridhënies.

Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e politikave të jashtme të BE:  Veçanërisht në Shqipëri, më lejoni të theksoj implementimin mbresëlënës të reformës së thellë dhe ambicioze në drejtësi që ka vazhduar në mënyrë të qëndrueshme. Rivlerësimi i të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve po jep rezultate të dukshme dhe këtë e pashë në vizitën e fundit në Tiranë në samitin e liderëve.

Mbi bazën e një vlerësimi strikt dhe të ndershëm, këtë vit për herë të dytë Komisioni rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Johannes Hahn, komisioner për zgjerimin: Shqipëria po vazhdon reformat, veçanërisht me transformimin e sistemit të drejtësisë përfshirë edhe me një rivlerësim të paprecedentë të gjykatësve dhe prokurorëve. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut i kanë kryer reformat, në veçanti ato që iu vunë si kusht në qershor të vitit 2018. Ndaj dhe Komisioni  kërkon nga që këshilli të hapë negociatat e anëtarësimit tani me të dy vendet. Që të mbetet i besueshëm, unioni duhet t?i përmbahet angazhimit dhe të përgjigjet pozitivisht, kur përmbushen kriteret.

Në raport vlerësohet se janë bërë përpjekje për të luftuar me vendosmëri korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshire luftën kundër trafikut dhe kultivimit të drogës.

Vlerësohet se Shqipëria ka bërë progres dhe ka demonstruar vendosmërinë e saj për të avancuar agjendën europiane. Thuhet gjithashtu se opozita, e cila dogji mandatet parlamentare, duhet te ri-angazhohet në mënyre konstruktive në institucionet demokratike dhe të angazhohet për një konsensus të gjerë europian. Raportuesi në hije për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduard Kukan duke folur për krizën politike, kërkoi nga palët që të dalin mbi interesat partiake kur bëhët fjalë për vendime në të mirë të vendit dhe qytetarëve.

Eduard Kukan, raportues për Shqipërinë ne PE: Mendoj se me të vërtetë, të dy vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë atë që sugjeruat ju. (26.10) Në Shqipëri, ne po shohim sërish një klimë të brendshme tepër të tensionuar politike. Ata do kenë zgjedhje lokale më 30 qershor dhe varet nga politikanët vendas të dalin mbi interesat partiake dhe të marrin vendime që i shërbejnë popullit shqiptar. Populli shqiptar e meriton vërtetë këtë. Duhet të bëjmë presion pozitiv për të parë sa më shumë demokraci.

E pyetur pë...

Free Traffic Exchange