Report TV -Nuk justifikon pasurinë! KPA shkarkon 'krahun' e djathtë të Llallës

2019-05-30 0

Pasuria më e madhe nga ajo çka mund të justifikohej ligjërisht, ka shkarkuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë Rovena Gashin, ish-prokuroren e njohur edhe si krahu i djathtë i Adriatik Llallës.

Në një seancë ku vetë Gashi nuk ishte e pranishme, Kolegji Posaçëm i Apelimit në prani edhe të operacionit ndërkombëtar të monitorimit vendosi lënien në fuqi të shkarkimit të dhënë më parë nga KPK.

Shkarkimi i Gashit erdhi pasi ajo kishte probleme në justifikimin e dy apartamenteve përkatësisht në Durrës dhe tiranë.

Para vendimit Gashi kishte paraqitur edhe një kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues por kjo kërkesë e saj ishte rrëzuar nga 5 trupa gjyqësore më 27 Maj 2019.

Në 2018 vettingu shkarkoi nga detyra Gashin, ndërsa më herët ajo është pezulluar edhe nga funksioni i drejtueses së dekriminalizimit dhe prokurores në prokurorinë e përgjithshme nga kryeprokurorja Arta Marku.