Mediat serbe kanë publikuar pamje të automjeteve ushtarake serbe që sipas tyre janë nisur për në Kosovë. Kjo ka ndodhur dje gjatë momentit kur në veri po vazhdonte aksioni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.
“Alo” dhe “Informer” kanë publikuar pamje të automjeteve të ushtrisë së Serbisë që sipas tyre kanë bërë lëvizje në drejtim të kufirit me Kosovën
Kolona të gjata të automjeteve ushtarake serbe janë xhiruar gjatë rrugës për në Kosovë, transmeton Ballkani.info.
Ushtria ishte nisur nga kazerma e Kralevës, aty ku paraprakisht kishte qëndruar ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.
“Alo” gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se automjetet e ushtrisë serbe janë nisur për në Kosovë, paralajmërim i mohuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës.