#rtvora
Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Deklarata u bë nga eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, gjatë prezantimit të progres-raporteve në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.
Hahn: Shqipëria po ecën me reformat, mund të përmendim reformën në drejtësi dhe procesin e patjetërsueshëm të vettingut. Gjithshtu Maqedonia e Veriut ka vijuar me reformat duke arritur dhe një marrëveshje historike me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ka arritur dhe një marrëveshje me Bullgarinë që siguron marrëdhënie të mira fqinjësore. Është shembull i shëndritshëm për të gjitha shtetet e tjera. Të dy vendet kanë dhënë rezultate mbi reformat dhe ato që u kemi caktuar në 2018.
Me këtë bazë ne rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithësesi ato duhet të qëndrojnë të besueshmë dhe të ecin pozitivisht në çështjet e zbatimit të reformave. Duhet të vazhdojnë të implementojnë reformat mbi sundimin e ligjit, ky është kushti më i veçantë për ta që të ecin përpara në rrugën europiane.
Hahn bëri edhe njëherë thirrje për zgjidhjen e problemeve fqinjësore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, teksa theksoi se ekonomia e rajonit ka ende shumë dobësi.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/komisioni-europian-rekomandon-hapjen-e-negociatave-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz