RTV Ora - Ekskluzive/ Kriza politike, Nishani: Tryezat politike kanë sjellë zgjidhje

2019-05-30 1

#rtvora #tempora
Ish-presidenti Bujar Nishani në një intervistë për emisionin ?Tempora? të gazetarës Sonila Meço, në RTV Ora komentoi situatën politike në Shqipëri dhe se si mund të dilet nga kjo krizë që ka kapëluar vendin.

Në fjalën e tij, Nishani përcillte qëndrimin e tij polixitiv për një marrëveshje të mundshme mes palëve politike, duke theksuar se tryezat politike të partive në Shqipëri kanë funksionuar dhe kanë sjellë zgjidhje politike edhe në të shkuarën.

Intervista e plotë:

Marjana Legisi: Shqipëria është në një krizë të thellë politike. Presidenti Ilir Meta ka propozuar edhe ndryshimin e ditës së zgjedhjeve. Është kushtetuese ndryshimi i kësaj date?

Bujar Nishani: Ju e cituat në pyetjen tuaj që jemi në një krizë të thellë dhe unë do të shkoja pak më thellë artikulimit që i bërë ju. Kjo është një krizë jo vetëm politike. Kjo është një krizë e të gjitha dimensioneve. Është një krizë politike, ku është rrënja, baza mbi të cilën kanë gjeneruar edhe aspektet e tjera të krizës. Është një krizë e institucioneve. Pra sot kemi ose institucione të asgjësuara, ose institucione të margjinalizuara, ose institucione që nuk funksionojnë. Kemi një krizë të thellë ekonomike. Kemi një krizë të thellë të besimit dhe shpresës, që do të thotë se është një krizë sociale dhe shoqërore. Kemi një krizë që e ka futur në tërësi shoqërinë dhe shtetin në kolaps dhe po e çon drejt anarkisë. Ju përmendët çështjen e shtryjes së zgjedhjeve lokale. A mund të shkohet në zgjedhje apo në një proces elektoral në 71% të njësive me vetëm një kandidat? Pa alternativë?

Pra 'de facto' është asgjësuar pluralizmi, që është kriteri bazë i Kushtetutës.

Nuk bëhet fjalë për shtyrje formale të një date zgjedhje. Bëhet fjalë për të kryer një reformë të thellë kushtetuese, ligjore dhe shoqërore, e institucionale në mënyrë për të rikthyer një proces normal zgjedhjesh në vendin tonë, për të kthyer balancat midis pushteteve dhe ekuilibrat midis institucioneve kushtetuese.

Pra e gjitha kjo mund të bëhet dhe do të bëhet edhe përmes vendimmarrjes politike.

Marjana Legisi: Po si mund të ketë një vendimmarrje politike ndërkohë që opozita është jashtë dyerve të institucioneve? Është në rrugë.

Bujar Nishani: Tryezat politike të partive në Shqipëri kanë funksionuar dhe kanë sjellë zgjidhje politike edhe në të shkuarën. Tryezat politike, janë njerëzit ata që i bëjnë ligjet, janë njerëzit, të cilët mund të gjejnë nga pikëpamja teknike me dhjetëra zgjidhje.

Marjana Legisi: Pra një tryezë politike mund të vendosë për shtyrjen e datës së zgjedhjeve? Mund të zgjidhë krizën politike dhe mund të kryejë një reformë po thoni?

Bujar Nishani: Ky është një kompleks marrjesh përgjegjësisë nga të gjitha palët.

Marjana Legisi: Po si mund të shkohet në këtë tyrezë?

Bujar Nishani: Kjo tryezë bëhet me iniciativë të palëve politike. Me dakordësinë e tyre.

Marjana Legisi: Mund të ketë kushte?

Bujar Nishani: Nuk është çështja e kushteve, është çështja e konditave, e ambientit, e rrethanave. Në një try...