Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot portalin ?Mjekë për Shqipërinë?, e cila shërben si një dritare e re për ata që përfundojnë studimet rishtaz për mjekët specializantë.
Kreu i qeverisë tha se procedurat janë të shkurtra dhe që nga Janari i 2018-s janë punësuar 480 mjekë nga të cilët 235 janë specialistë në spitale.
?Procedurat për aplikim janë të shkurtua dhe të shpejta dhe nuk ka më shanse që dikush të të parakalojë nëse ti e meriton më shumë se ia apo ajo. Ministrja e tha që kjo hap rrugë për ata mjekë që duan të kthehen nga diaspora dhe të punojnë në Shqipëri, kemi disa raste. Nga Janari i 2018 kemi punësuar 480 mjekë nga të cilët 235 janë specialistë në spitale. Po ndodh ajo që u kthye në problem të madh, mungesa e specialistëve në spitale, sidomos jashtë Tirane?. Po ndodh ajo që u kthye në problem të madh mungesa e specialistëve në spitale sidomos jashtë Tiranës për shkak se u mbyllën kurset e specializimit për 4 vjet dhe u deshën 4 vjet që të dilte grupi i parë dhe pas atij bllokimi ka filluar është rikthyer numri i shërbime të munguara në spitale rajonale e bashkiake".
Kreu i qeverisë tha se pagat e mjekëve janë rritur, si dhe infrastruktura dhe kushtet e punës së tyre janë përmirësuar.
"Ka një bonus mbi rrogën dhe nuk është pak 2.5 milionë lekë të vjetra për një mjek specialist që pranon të shkojë në spital jashtë Tirane. Marrin një rrogë që po te heqim taksat që do paguanin në Gjermani, është pagë më e lartë. Pagat e mjekëve janë rritur e do rriten, po rriten kapacitet për t?i vënë në dispozicion të mjekëve infrastrukturë e mjete?.