#rtvora
Nga Elbasani, kreu i PD, Lulzim Basha bëri të qartë se nuk do të ketë pazar me kryeministrin Rama, duke i mbyllur kështu rrugën për dialog. Ai hodhi poshtë të gjitha zërat për një qeveri Rama-Basha, që sipas kryeopozitarit janë thashetheme që i përhap vetë qeveria.
Basha: Zotimi im si kryetar i PD si kryetar i opozitës së bashkuar para jush dhe përmes jush para çdo shqiptari është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si gjithë Evropën do të shkojë deri në fund, deri në fitore.
Njësoj si minjtë e zënë në çark, në çarkun e paudhësive të tyre, Rama dhe banda e tij kanë nisur të lëvrihen në anijen që po mbytet. Me siguri keni dëgjuar thashethemet që përhapin se tani nuk ka më asnjë barrierë, minjtë e ndjejnë ankthin dhe kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza. Qeveri e përbashkët Basha-Rama, e të tjera broçkulla si këto. Këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, pushtetin tonë e dorëzua. Këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, karriget tona janë të popullit, se ne këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë është pushteti i krimit. Le ta them qartë dhe prerë, pazar në kurriz të shqiptarëve, kurrë, kurrë, asnjëherë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-kurre-pazar-me-te-keqen
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz