Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherësh anëtare e kryesisë në PD, Grida Duma ka dhënë sot një deklaratë për shtyp, në të cilën është shprehur se, qeveria Rama ka dhënë tendera pa garë.
?Në ditët e fundit të saj qeverisja e Edi Ramës mund të përkufizohet me fare pak fjalë. Ajo është qeveria më e korruptuar e tre dekadave të fundit në Shqipëri. Gjatë drejtimit të vendit nga Edi Rama jo vetëm 1 në 3 tendera është dhënë pa garë, jo vetëm kontratat koncesionare prej miliona eurosh mbahen të fshehta por dhe tenderat e Edi Ramës për miqtë dhe klientët janë konsideruar sekret shtetëror?, deklaron Duma.
?Pjesë e klasifikimit të kontratave publike si sekret është dhe ARRSH i cili refuzon të japë të dhëna. E njëjta agjenci që miratoi projektin e unazës së re ku një kilometë kushton 20 mln euro. Është skandaloze që tenderët për rrugën, mirëmbajtjen klasifikohen sekret shtetërorë, fsheh abuzimet.
Klasifikimi si sekret shtetëror i qindra kontratave publike është cenim i hapur i konkurrencës. Është vjedhje, është korrupsion. Kjo është arsyeja pse Rama hesht. Kush ka vjedhur të jetë i sigurt se do mbajë përgjegjësi penale?, u shpreh ajo.