Vucic mbledh Keshillin e Sigurise

2019-05-30 0

Pas aksionit të policisë në komunat serbe në Veri të Kosovës, Presidenti Vuçic informoi deputetët se kishte urdhëruar ushtrinë dhe policinë të ishin në gjendje gadishmërie për luftë.  Ai tha se kishte mbetur i zhgënjyer nga bisedat me përfaqësues të KFOR-it dhe të BE-së dhe paralajmëroi ndërprerjen e kontakteve të mëtejshme me strukturat e BE-së dhe të NATO-s në Kosovë:

"Qëllimi dhe dëshira e tyre e vetme është që të marrin veriun e Kosovës, për shkak se ata çmojnë se tashmë kanë marrë dhe kontrollojnë të gjitha hapësirat e tjera në Kosovë. Reagimi ynë do të jetë i planifikuar, do të jetë serioz dhe do të jetë i përgjegjshëm dhe aspak i pafuqishëm. E ndërroj telefonin dhe do të jem i pakapshëm për ta për çdo rast të ngjashëm si ky".

Vuçiç tha se veprimet e policisë së Kosovës kanë qenë të dhunshme, ndërsa arrestimet janë vetëm pretekst dhe aksioni ka për qëllim mbjelljen e frikës mes serbëve të atjeshëm. Sipas tij, në rast të përshkallëzimit të konfliktit dhe të sulmeve të mëtejshme kundër popullit serb  Serbia do të reagojë me gjithë forcën e saj.

Tv Klan

Free Traffic Exchange