Report TV - Tentuan ta rrëmbenin, efektivi i policisë i merr armën agresorit dhe e plagos në bark

2019-05-30 0

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotme në parkingun e një hoteli në Sauk, përballë Akademisë së Sigurisë.Mësohet se autori i plagosjes është Ndue Ndoj 25-vjeç, nën-inspektor i cili po ndiqte studimet pranë Akademisë së sigurisë.

Ai është sulmuar nga tre persona me origjinë nga qyteti i Kukësit që janë përpjekur ta rrëmbejnë, të cilët gjithashtu janë pjesë e Akademisë së Sigurisë. Fillimisht ai është thirrur nga agresorët të cilët kanë qenë brenda një automjeti të parkuar përpara hotelit ku ndodhi ngjarja. Mësohet se autori i plagosjes dhe tre personat që e kanë sulmuar njiheshin më herët me njëri-tjetin.

Njëri prej agresorëve ka qenë i armatosur dhe i ka vënë armën në kokë 25-vjeçarit, por në momentin kur ata kanë tentuar ta marrin me forcë, Ndoj ka bërë rezistencë duke i marrë edhe armën nga dora.Pas konfrontimit, ai ka plagosur Ervis Muratin 27-vjeç, një prej personave i cili po përpiqej ta rrëmbente.

Report TV se Murati është qëlluar në pjesën e barkut dhe është dërguar në spitalin e Traumës.Policia ka shpallur në kërkim dy agresorët e tjerë të cilët janë larguar nga vendngjarja.

Free Traffic Exchange